E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

“Ankesa për vendim të kundërligjshëm”, Avokati i Popullit “ viziton “ QKMF – në e Drenasit

Pas “ vizitave “ që QKMF – së në Drenas ia bën Krimet Ekonomike, Inspektorati i Punës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Informim dhe Privatësi, Inspektorati Sanitar, radha i ka ardhë edhe Avokatit të Popullit, raporton Rajoni.

Dje gjatë ditës këtë institucion e ka “ vizituar “ një zyrtare e lartë nga Institucioni i Avokatit të Popullit, dega në Mitrovicë.

Fjala është për një vendim të muajit Shkurt kur drejtori e kishte nxjerrë një vendim për tërheqjen e mjeteve nga paga e një punëtori shëndetësor, por nuk e kishte njoftuar paraprakisht as nuk ia kishte dhënë një kopje të vendimit.

Rajoni mëson se zyrtarja në fjalë i ka dhënë vërejtje të shumta verbale madje edhe rekomandim drejtorit Ismet Bogiqi për dorëzimin e dokumentit, edhepse me vonesë gati tre muaj.

Kujtojmë se edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi është duke shqyrtuar këtë çeshtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer