Monday, May 19, 2025

Avokati nga Drenica i bashkohet Partisë Guxo – Pritet nga Gërvalla dhe Peci

Avokati Gazmend Halilaj, një emër i njohur nga Drenasi me përvojë në fushën e drejtësisë dhe shërbimit publik, i është bashkuar Partisë Guxo.

Në një njoftim publik, Partia Guxo ka bërë të ditur se Halilaj do të jetë pjesë e strukturave të saj, duke theksuar angazhimin e tij të mëparshëm në institucione të rëndësishme të vendit. Ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, dhe më pas ka shërbyer për 11 vite në Policinë e Kosovës. Prej vitit 2015, ai ushtron profesionin e avokatit, me fokus në fushën e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.

Partia Guxo vlerëson përvojën dhe përkushtimin profesional të Halilajt, duke e cilësuar si një shtesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj politik.

Përmes këtij bashkimi, Halilaj pritet të angazhohet më tej në çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe zhvillimin institucional në vend.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer