E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Avokati serb i Sanduloviqit nesër do vendos lule në varret e familjes Jashari

Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 15:00, avokati serb Cedomir Stojkoviq do të vendos lule në varret e familjes Jashari.

Ky veprim vjen pas që klienti i tij Nikolla Sanduloviq u arrestua dhe u rrah pasi që vendosi lule në varrezat e familjes Jashari.

Ditë më parë politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, është liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.

 

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Çedomir Stojkoviq.

Avokati i politikanit serb u shpreh se vendimi erdhi vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

“Vendimi për lirimin e tij për t’u mbrojtur kundër akuzës për ‘vënien e një lule në varrin e një fëmije shtatëvjeçar’ është gjithashtu drejtpërdrejt politik, sepse autoritetet në Beograd urdhëruan lirimin e tij për shkak të presionit në rritje të Perëndimit ndaj Serbia për shkak të këtij vandalizmi të dukshëm ndaj Sanduloviqit”, kishte shkruar ai.

Theksojmë se në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sandulloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer