Janë bërë shumë muaj që kur Ministria e Punëve të Brendshme nuk po arrin të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil. Por duket se kësaj dileme po i vjen fundi ngase një person i afërm me pushtetin në detyrë është futur në listën e ngusht në konkursin e fundit.
Katër zyrtarë janë në listën finale që synojnë pozitën e drejtorit në ARC.Njëri nga ta është Sheremet Hoti, axha i deputetit të Vetëvendosjes, Valon Hotit, shkruan Indeksonline.
I njëjti njihet edhe si aktivist i devotshëm i Vetëvendosjes ndër vite. Në listën finale është edhe ushtri i detyrës së kryeshefit të ARC-së, Blerim Camaj.
Halil Cenaj poashtu është në katërshën e fundit bashkë me Selman Nimanajn.Kandidatët Arsim Tërnava, Gazmend Hoti dhe Jetmir Haziri nuk kanë marrë fare pjesë ne testin e fundit duke u tërhequr nga gara.