Sunday, March 1, 2026

“Baba i një foshnje”, 29’vjeçari nga Vushtrria ka nevojë për ndihmë financiare për trajtim jashtë vendit

Një nënë nga Vushtrria ka bërë apel publik për ndihmë për djalin e saj, Enes Beka, i cili po lufton për jetën në spital, shkruan rajoni.org.

Sipas saj, 29-vjeçari ndodhet i shtrirë në QKUK, në repartin e Kirurgjisë Abdominale, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ajo tregon se brenda katër muajve ai ka kryer gjashtë operacione të rënda në zorrë dhe aktualisht ka plagë të hapura dhe infeksion të përhapur.

Nëna thotë se familja i ka shpenzuar të gjitha mjetet financiare gjatë trajtimit dhe se shpresa e vetme për djalin e saj është trajtimi jashtë vendit, pasi sipas saj nuk ka më mundësi për shërim të mëtejshëm këtu.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është e vlefshme dhe se edhe shpërndarja e apelit mund të kontribuojë.

Të dhënat për ndihmë:
• Përfituesi: Mihrije Rustem Beka
• Banka: BKT Kosovë
• Nr. i llogarisë: 1951474393321148
• Valuta: EUR
• Kontakt: 044 332 828

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer