E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Babai e dëbon nga shtëpia vajzën e tij pasi ajo mori mesazhe intime në telefon

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilët përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre.

Sinjali mëson se për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Një 23-vjeçare ka denoncuar në Polici babain e saj, pasi ky i fundit është nervozuar dhe pas një konflikti e ka dëbuar të bijën nga shtëpia.

Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet të jenë disa mesazhe intime të cilat i kishte pranuar viktima në telefonin e saj, e për të cilat kishte marrë vesh edhe babai.

Si rezultat i denoncimit, 65-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se veprën në fjalë e ka kryer për shkak se ndodhej në gjendje të rëndë emocionale.

Ndërkohë viktima është shprehur se nuk ndihet e rrezikuar në prezencën e babait të saj, prandaj është kthyer në shtëpisë e saj.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer