E diel, 10 Nëntor, 2024

Babë e bir nga Drenasi rrëmbejnë një 31-vjeçar në Prishtinë, pretendojnë se ua ka borxh 17 mijë euro

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar telashe, e kanë esklauar edhe në sulme e kërcënime. Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 31-vjeçari në Prishtinë, i cili dyshohet se u rrëmbye nga dy persona nga komuna e Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën ‘Rrustem Statovci’, ku viktima kishte takuar njërin prej të dyshuarve.

I riu dyshohet ta ketë marrë viktimën me veturën e tij dhe të njëjtit i ka thënë se do pinë kafe në shtëpinë e tij në fshatin Vaslievë të Drenasit.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i gjithë tmerri për të dyshohet të ketë filluar me të arritur në shtëpinë e të dyshuarve, ku babai i djalit që e mori atë me veturë, kishte bërë të gjitha përgatitjet për ta torturuar 31-vjeçarin, i cili posa u lirua raportoi rastin në Polici dhe më pas kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas viktimës, e gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për një borxh prej 17 mijë eurosh, për të cilin të dyshuarit pretendojnë se 31-vjeçari s’ua ka kthyer.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kanë arritur që gjatë ditës së djeshme të lokalizojnë vendndodhjen e personave të dyshuar.

Babë e bir janë shoqëruar në stacion policor, teksa Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tyre dhe kanë mbledhur provat materiale që mund të ndihmojnë në ndriçimin e plotë të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Rrëmbim’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer