E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bageri i Drenasit

Drejtori i Drejtorisë për infrastruktur lokale, Endrit Gllareva, i cili është nga radhët e PDK-së, njihet për punët e shumta në Komunën e Drenasit, shkruan portali rajoni.org.

Gllareva këto projekte dhe punime, kujdeset që t’i ndajë gjithmonë me qytetarët, duke i bërë publike edhe në rrjetet e tij sociale.

Vetëm brenda 1 viti, gjatë vitit 2023 në profilin e tij në Facebook, shihen 60 aktivitete që Gllareva ka njoftuar se janë të planifikuara ose të përfunduara.

Këto projekte kanë filluar me intensitet dhe planifikohen të përfundohen sipas kontrates.

Ndërsa gjatë këtij viti, me 27 janar ka treguar së kanë filluar punimët për rregullimin e rrugës në Polluzhë në drejtim të fshatit Sitnicë.

Disa ditë me vonë, ai ka vizituar punimët nga afër që kishin filluar në asfaltimin e segmenteve rrugore në Dobroshec, përkatësisht në lagjet Avdyli dhe Shishani, si dhe në lagjen Morina të Çikatoves së Vjetër.

Me 8 maj, ai ka publikuar pamje edhe nga parku rekreativ në pishat e Kamenicës, në mes të fshatrave Gllobar, Qikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Verboc dhe Terstenik.

Duke qenë mjaft aktiv në Facebook, Gllareva ka njoftuar së stadiumi “Rexhep Rexhepi” është gati për ndeshje ndërkombëtare, pasiqë është asfaltuar edhe rruga dhe janë finalizuar zhveshtoret e reja.

Me 29 maj, Gllareva ka teguar së kanë filluar edhe disa projekte në disa fshatra të Drenasit.

“Punimet në asfaltimin e segmenteve rrugore kanë filluar në fshatrat Lapushnik, Komoran I, II, III, Baicë, Polluzhë, Gllanasellë, Gradicë, Poklek, Dobroshec dhe në gjithë territorin e komunës së Drenasit”, ka shkruar ai në facebook.

Duke mos u ndalur në asnjëren prej ditëve, që të shohë nga afër punimet në Drenas, Gllareva ka njoftuar se brenda javës së dytë të qërshorit janë asfaltuar 10000m2 rrugë.

“Vetëm gjatë kësaj jave në Komunën e Drenasit janë asfaltuar 10000 m2. Gjithashtu është punuar edhe në shumë projekte tjera kapitale të rëndësishme për komunitetin. Vlen të theksohet se gjatë këtyre ditëve janë asfaltuar disa segmente rrugore si në Sankofc, Fushticë, Komooran, Llapushnik, Shtrubullovë dhe Drenas.”.

Drejtori Endrit Gllareva po punon intensivisht në qytet, duke i sjellë Drenasit një pamje të re, në të gjitha këndët e saj.

Më poshtë gjeni disa nga realizimet e projekteve në Drenas, me në krye drejtorin Endrit Gllareva.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer