Deputetja nga radhët e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës ende s’ka ndarë asnjë cent për familjet nga Skenderaj, Istogu dhe Mitrovica, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet.
Bajrami tha se mbase Qeveria ka harruar se çfarë ka ndodhur, por potencon se atyre që ua ka marrë uji e balta shtëpitë e bizneset nuk harrojnë.
Deputetja e LDK-së ka pyetur pse Qeveria Kurti “sillet kështu me qytetarët e saj”.
“Qeveria edhe mund të harroj se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtëpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtëpitë e bizneset nuk harrojnë kurrë. A din qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj?!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.