Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me rezultat 2:0. Të dy golat portokallezinjtë i shënuan në pjesën e parë, përmes Bleart Tolajt, në minutën e 27-të dhe kapitenit Edvin Kuç, në minutën e 42-të. Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe Llapi, që ka fituar me përmbysje të rezultatit kundër Malishevës, me rezultat 3:2, me një fund dramatik. Në fakt, Llapi golin e fitores e realizoi në minutën e nëntë të kohës shtesë përmes Muhamet Hysenit. I njëjti futbollist realizoi edhe në minutën e 58-të, kur e ngushtoi diferencën 2:1, teksa golin e barazimit e realizoi Ahmed Januzi, në minutën e 90-të. Paraprakisht, Malisheva krijoi epërsi prej dy golash përmes Aldrit Oshafit (21’) dhe Etnik Brrutit (53’). Fitore të rëndësishme realizoi edhe Gjilani që e mposhti Lirinë, me rezultat 1:0. Nesër zhvillohen dy ndeshjet tjera, Prishtina-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Drita.
- Advertisement -