E mërkurë, 2 Tetor, 2024

Ballkani e mposht Dinamon e Zagrebit

Ballkani i Suharekës ka marrë pikë të plota në ndeshjen e dytë të Conference League. 

Kampioni kosovar e ka mposhtur hiç më pak se kampionin kroat, Dinamo Zagreb, një skuadër e cila pjesëmarrjen në garat futbollistike evropiane e ka pothuajse të rregullt. 
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur me rezultat 2-0. 
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e ka nisur më mirë ndeshjen, ku qysh në fillim Kryeziu është rrëzuar brenda zonës, mirëpo paraprakisht gjyqtari kishte ngrehur flamurin për të treguar se ishte pozitë jashtë loje. 
Pastaj ka qenë minuta e dyzet e tretë, kur një goditje e Almir Kryeziut ka çuar në këmbë tifozërinë në shkallët stadiumit. Ky ka qenë momenti i golit të parë, pasi vetëm pak minuta më herët Kuc për pak sa nuk ka realizuar me një goditje nga distanca. 
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-0. 
Në pjesën e dytë, ku ndeshja është zhvilluar derisa binte shi, përpjekjet e Dinamos për ta barazuar rezultatin kanë qenë të pasuksesshme. 
Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej me rezultat minimal, ka qenë Hamidi ai që e ka dyfishuar rezultatin dhe e ka vulsour fitoren e suharekasve. 
Pas kësaj ndeshje Ballkani ka tri pikë në Grupin C, që kryesohet nga Viktoria Plzen pas fitores së sotme nga Astana. 

Ballkani dyfishon epërsinë kundër Dinamos

Ballkani e ka shtuar epërsinë kundër Dinamos së Zagrebit dhe kësisoji po shkon drejt arkëtimit të tri pikëve.

Një gabim i mbrojtjes kroate i ka kushtuar me gol.

Ka qenë minuta e tetëdhjetë e tretë kur Hamidi ka realizuar me një goditje brenda zonës, ku topi ka kaluar përmes këmbëve të portierit kroat.

Kur kanë mbetur edhe pak minuta Ballkani po shkon drejt fitores së parë në Conference League. 

Ballkani shkon në pushim me epërsi kundër Dinamos

Një goditje e Almir Kryeziut ka çuar në këmbë tifozërinë në shkallët stadiumit “Fadil Vokrri”.

Kampioni kosovar ka kaluar në epërsi kundër kampionit kroat në minutën e dyzet e tretë.  
Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Dinamo Zagreb është mbyllur me rezultat 1-0. 
Momenti i golit nuk ka qenë rasti i vetëm i suharekasve. Ka qenë minuta e tridhjetë e tretë kur Edvin Kuc me një gjuajtje nga distanca ka qenë afër realizimit. 
Dinamo rastin më të mirë e ka pasur në minutën e dyzet kur Moharrami ka gjuajtur fort dhe topi ka shkuar jashtë kuadratit të portës.

Nis ndeshja në “Fadil Vokrri”, Ballkani në sulm

Ka nisur ndeshja Ballkani – Dinamo Zagreb e vlefshme për Conference League.

Ballkani menjëherë është hedhur në sulm, ku Kryeziu është rrëzuar brenda zonës, mirëpo paraprakisht gjyqtari kishte ngrehur flamurin për të treguar se ishte pozitë jashtë loje.

Kjo është ndeshja e dytë në grup e skuadrës kosovare, të parën e ka humbur nga Viktoria Plzen me rezultat 1-0.

Ballkani – Dinamo Zagreb, formacionet

Ballkani dhe Dinamo Zagreb ndeshen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së dytë të Conference League.  Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer