Arb Manaj është rikthyer në futbollin kosovar pas përvojës që kishte në Turqi dhe Superligën e Kroacisë.
Sulmuesi nga Klina do të zëvëndësoj Albion Rrahmanin që u shit tek Dinamo Bukureshti në Rumani.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj.
Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë.
25 vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta” thuhet në njoftimin e Ballkanit.