E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Ballkani me fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra në rrethin e parë

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani sot ka qenë pjesë e shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kështu, tri herë kampioni i Kosovës ka mësuar edhe kundërshtarin në këtë fazë, i cili vjen nga Andorra.

Ballkani do të luajë ndaj kampionit të Andorrës, UE Santa Coloma.

Ndeshja e parë do të luhet në Kosovës, derisa ajo e kthimit në Andorra.

Egnatia do të përballet me Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në udhëtim dhe e kthimit në Shqipëri.

Short i komplikuar për Strugën, që do të gjejë përballë sllovakët e Slovan Bratislavës, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë dhe të kthimit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, gjeti përballë uellsianët e The Neë Saints

Ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 16 dhe 17 korrik.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer