E diel, 6 Tetor, 2024

Ballkani mposhtet nga Astana

Fluturimi i vështirë i futbollistëve të Astanës drejt Prishtinës është lehtësuar nga fitorja që kazakët e kanë marrë kundër Ballkanit.

Në ndeshjen e zhvilluar të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadra nga kryeqyteti i Kazakistanit ka fituar me rezultat 2-1.

Kanë qenë mysafirët ata që në minutën e tetë e ka hapur sernë e golave përmes Jovancic.

Kundërpërgjigjja e suharekasve ka qenë e mënjëhershme, vetëm pas një minute, me Kuc, i cili ka realizuar gol të bukur me kokë.

Por mysafirët e kanë rigjetur epërsinë shpejt.

Ka qenë minuta e njëzet e dytë kur Islambek Kuat ka goditur me kokë një top të krosuar nga Timur Dosmagambetov.

Pjesa e dytë është shënuar e tëra nga përpjekja e kampionëve kosovarë për ta arritur barazimin, në disa raste me Tolajn e Manajn ka qenë afër, por pa sukses.

Pas kësaj humbje, në tabelën që e kryeson Viktoria Plzen, Ballkani mbetet në vendin e tretë me tri pikë.

Astana rigjen avantazhin

Astana ka rigjetur epërsinë sërish në ndeshjen kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila është e vlefshme për rrethin e tretë të fazës grupore të Conference League.

Ka qenë minuta e njëzet e dytë kur Islambek Kuat ka goditur me kokë një top të krosuar nga Timur Dosmagambetov.
Në dispozicion të skuadrave janë edhe rreth shtatëdhjetë minuta. 

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Ballkani – Astana

Dy gola të shpejtë janë shënuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen Ballkani – Astana.

Kanë qenë mysafirët ata që në minutën e tetë e ka hapur sernë e golave përmes Jovancic, por kundërpërgjigjja e suharekasve ka qenë e mënjëhershme, vetëm pas një minute, me Kuc. 
Në dispozicion të skuadrave janë edhe rreth tetëdhjetë minuta.

Nis ndeshja Ballkani – Astana

Ka nisur ndeshja Ballkani – Astana, e vlefshme për rrethin e tretë të fazës grupore të Conference League.

Derisa Ballkani vjen te kjo ndeshje pas fitores nga Dinamo Zagreb, Astana vjen pas humbjes nga Viktoria Plzen.

Edhe ndeshjen e radhës suharekasit do ta kenë me kazakët.

Aktualisht grupi kryesohet nga Viktoria Plzen.

Ballkani – Astana, formacionet

Ballkani takohet me Astanan sonte në kuadër të rrethit të tretë të Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer