Tuesday, July 1, 2025

Ballkani përfundon aventurën evropiane me humbje

Ballkani e ka përfunduar aventurën evropiane. Skuadra kampione kosovare ka humbur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Conference League. Në mbrëmjen e të enjtes ekipi i drejtuar nga Ilir Daja është mposhtur nga Dinamo Zagreb me rezultat 3-0.

Fillimi ndeshjes në “Maksimir” ka qenë i mirë për skuadrën kosovare, por pastaj me kalimin e  kohës gjërat kanë ndryshuar. 
Pjesa e parë ka njohur raste, por jo edhe gola. 
E golave ka qenë pjesa e dytë. 
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur Peric ka realizuar me kokë, duke i dhënë epërsinë skuadrës kroate. 
Paraprakisht, në minutëne pesëdhjetë e tetë, kroatët kanë pasur edhe dy raste të mira, por portieri Koliqi ka qenë në vend. 
Më herët, në minutën e dyzet e tetë, Ballkani ka rrezikuar me Berishën, por nuk ka realizuar. 
Dinamo nuk është ndalur me golin e parë kundër Ballkanit. 
Skuadra kroate ka shënuar edhe dy gola të shpejtë kundër skuadrës kosovare, duke e ngritur epërsinë në 3-0. 
Fillimisht ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur Petkovic ka dyfishuar rezultatin e pastaj i njëjti futbollist e ka realizuar edhe golin e tretë nga penalltia. 
Nga minuta e tridhjetë e një Ballkani ka angazhuar Ismajlgecin në vend të Gripshit, për shkak të lëndimit të këtij të fundit. 
Gjithashtu zëvendësim të detyruar ka pasur edhe te Dinamo, ku Moharrami është futur në fushë pas lëndimit të Sutalo. 
Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur me fitoren e klubit nga Suhareka. 
Pas të gjitha ndeshjeve të luajtura, Viktoria Plzen e cila ka fituar sonte kundër Astanas (3-0) dhe Dinamo kualifikohen në raundin tjetër të garës, ndërsa skuadra kazake dhe kampioni kosovaren kthehen në shtëpi.

MË POSHTË GJENDJA E GRUPIT C:

 No description available.Dinamo ia shënon Ballkanit edhe dy gola të tjerë

Dinamo nuk është ndalur me golin e parë kundër Ballkanit.

Skuadra kroate ka shënuar edhe dy gola të shpejtë kundër skuadrës kosovare, duke e ngritur epërsinë në 3-0. 
Fillimisht ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur Petkovic ka dyfishuar rezultatin e pastaj i njëjti futbollist e ka realizuar edhe golin e tretë nga penalltia.  

Dinamo shënon kundër Ballkanit

Dinamo Zagreb ka kaluar në epërsi në ndeshjen me Ballkanin.

Skuadra kroate po fiton kundër asaj kosovare me rezultat 1-0. 
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur Peric ka realizuar me kokë. 
Paraprakisht, në minutëne pesëdhjetë e tetë, kroatët kanë pasur edhe dy raste të mira, por portieri Koliqi ka qenë në vend. 
Më herët, në minutën e dyzet e tetë, Ballkani ka rrezikuar me Berishën, por nuk ka realizuar. 

S`ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Dinamo – Ballkani

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Dinamo Zagreb Ballkani.

Vendasit kanë bërë një dominim të lehtë, por vetëm aq. Nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë golin dhe ta krijojnë epërsinë.

Ndërkohë edhe Ballkani ka pasur momente kur ka treguar potencialin e vet krijues, por konkretizimi ka qenë i largët.

Megjithatë në dispozicion të skuadrave për ta treguar veten është edhe një dyzet e pesëminutësh i plotë.

Nga minuta e tridhjetë e një Ballkani ka angazhuar Ismajlgecin në vend të Gripshit, për shkak të lëndimit të këtij të fundit. 
Gjithashtu zëvendësim të detyruar ka pasur edhe te Dinamo, ku Moharrami është futur në fushë pas lëndimit të Sutalo.

Nis ndeshja Dinamo Zagreb – Ballkani

Ka fillur ndeshja Dinamo Zagreb – Ballkani, e cila është e fundit për fazën e grupeve në Conference League.

Një fitore në kryeqytetin kroat po edhe një barazim apo një humbje e Asatanas kundër Viktoria Plzen do të bënte qe kampioni kosovar të kalojë në fazën tjetër. 
Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur me fitoren e klubit nga Suhareka. 
Aktualisht Grupin C e kryeson Viktoria me 15 pikë, e pasuar nga Dinamo me gjashtë pikë, pastaj vjen Astana me katër pikë dhe e fundit Ballkani me katër pikë.

Dinamo Zagreb – Ballkani, formacionet

Dinamo Zagreb dhe Ballkani takohen sonte në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer