E shtunë, 21 Shtator, 2024

Ballkani vazhdon rrugëtimin në Conference League, “dardanët” fitojnë në transfertë

Ballkani ka arritur të fitojë në transfertë në ndeshjen e kthimit kundër Lincoln Red Imps me rezultatin 1-3.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, edhe pse rastet e pastërta nuk munguan, sidomos për skuadrën kosovare.

Në fillim të pjesës së dytë, ishte Korenica në minutën e 48’ i cili kaloi në avantazh Ballkanin. Pas disa përpjekjesh të tjera për të vulosur sfidën, Ballkani gjeti edhe golin e dytë në minutën e 64’ me anë të Edvin Kuç. Vetëm dy minuta më pas, ishte Juampe i cili shënoi për Lincoln golin e nderit. Në minutën e 98′, dardanët shënuan edhe golin e tretë me anë të Qendrim Zyba.

Ballkani ka mundur kështu të kualifikohet për në fazën tjetër të Conference League./

Goli i parë

Goli i dytë

Goli i tretë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer