Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve, transmeton portali rajoni.org.
Mirëpo si duket Ndërmarrja publike “Trepça”, problemi për paga mund t’a këtë – por jo edhe problemin për dhenien e tendereve pasi qe së fundmi, hiç me larg se sot ata kanë nënshkruar kontratën për “Furnizimin me artikuj ushqimore për Minierën e Artanës dhe Flotacionin ne Kishnice”.
E furnizimi, kësaj ndërmarrje do të i kushtojnë 93 mije e 376 euro e 95 cent.
Kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Dauti Komerc SH.P.K.Gerlice,”.
Në këtë tenderë gjithsej aplikuan tre operator ekonomik. Kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.