Banesat e kuqe në Skenderaj ndodhen në një gjendje shumë të keqe. Sipas banorëve, një pjesë e këtyre banesave tashmë ka filluar të pikojë për shkak të çatisë së vjetruar. Përveç pikimit, janë shfaqur edhe dëmtime të mëdha në strukturë, veçanërisht në ballkonet e tyre, të cilat paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit, shkruan rajoni.org.
Ndërkohë që në të kaluarën është ndërhyrë për rregullimin e tri banesave sociale në Skenderaj, ndërtesa e kuqe, e cila ndodhet fare pranë rrugës kryesore të qytetit, është lënë pas dore. Si e tillë, ajo po e shëmton pamjen urbane dhe është kthyer në një “njollë” të qytetit — një ndërtesë që, sipas banorëve, duket sikur është harruar nga institucionet dhe janë mbëtur si gjynah.