Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka falënderuar banorët e Banjës për përkrahjen e fuqishme, duke e quajtur këtë vend si “bastion të çeliktë të fitores”.
“Faleminderit Banja e kryetarit Limaj! Bastioni ynë i çeliktë! Banja e ndryshimit, zhvillimit dhe fitores sonë pa balotazh!”, ka shkruar Kastrati.
Në tubimet e fundit, përkrahja për kandidatin e Nismës Socialdemokrate po rritet ndjeshëm, me mesazhe të qarta për fitore që pritet të arrihet që në raundin e parë.