Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka zhvilluar takime me qytetarët e fshatrave Poçestë dhe Millovanc. Ai u shpreh se këto vendbanime tregojnë fuqinë e Pejës, e cila qëndron mbi njerëz të ndershëm e punëtorë.
Muhaxheri tha se gjatë bisedës me banorët u diskutua hapur për punët e kryera dhe sfidat që e presin komunën në të ardhmen. Ai gjithashtu falënderoi përzemërsisht mikpritjen e tyre, duke theksuar se “fjala e mbajtur shihet vetëm me vepra”.