Banorëve të Fshatit Nekoc në Komunën e Drenasit, tash e 4 ditë askush nuk po ia u largon mbeturinat, shkruan portali rajoni.org
Qytetari Muhamet Murseli është ankuar në mos-punën e kompanise regjionale e cila paguhet nga vetë ata për këtë punë.
I njëjti ka thënë se është që 4 ditë kur kantat e mbushura me bërllok po qendrojne para dyerve ose anash rrugës.
Sipas tij, shumë prej kantave tanimë janë rrëzuar nga kafshët e egëra me ç’rast kanë shkaktuar edhe ndotjen e rrugës dhe kundërmimin e tyre.