Dy ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës të zhvilluara të dielën janë mbyllur baraz.
Prishtina ka barazuar me Lirinë me rezultat 1-1 e gjithashtu edhe Dukagjini ka barazuar me Ballkanin 1-1.
Prishtina e ka nisur ndeshjen mirë, por nuk e ka çuar ashtu deri në fund. “Bardhekaltrit” kanë qenë ata që e kanë gjetur golin të parët me Kryeziun në minutën e tridhjetë e katërt, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0. Mirëpo prizrenasit nuk janë dorëzuar. Ka qenë Petrus ai që e ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e pestë.
No description available. Edhe në Klinë vendasit kanë gjetur të parët golin e avantazhit. Ka qenë
Merlaku ai që ka shënuar në fund të pjesës së parë. Pas kthimit nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh suharekasit e kanë barazuar rezultatin përmes Berishës në minutën e shtatëdhjetë.
Pas pesë javësh, tabela kryesohet nga Llapi me dhjetë pikë. Në fund të tabelës është Fushë Kosova me vetëm një pikë.