Klubi spanjoll, Barcelona raportohet se po insiston ta shesë mesfushorin holandez Frenkie de Jong.
Manchester United vazhdon ta monitorojë holandezin. Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco dëshiron të dijë se në cilët lojtarë mund të llogarisë në planin afatgjatë.
E ardhmja e De Jong është në dyshim. Reprezentuesi holandez ende nuk është gati për të nisur negociatat për një kontratë të re.
Drejtori sportiv i “Blaugranave” insiston ta shesë De Jongun verën që po vjen nëse ai nuk bie dakord për zgjatjen e kontratës para fundit të këtij sezoni.
Barcelona ishte afër shitjes së De Jong-ut në verën e vitit 2022 pasi kishte pranuar ofertën e Unitedit, por lojtari refuzoi të transferohet në “Old Trafford”.