E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Barça – Ter Stegen, gati marrëveshja për vazhdimin e kontratës

Pas një viti bisedimesh, Barcelona shpreson që ta mbyllë para 31 gushtit tentimin e saj për t’ia vazhduar kontratën portierit Marc-Andre Ter Stegen.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, kontrata aktuale e gjermanit do të skadojë në vitin 2025, por “Blaugrana” duan ta “blindojnë” atë më gjatë në Camp Nou, përcjell “Gazeta Express”.

Së bashku me Frenkie De Jong, Gerrard Pique dhe të tjerët, portieri ishte njëri prej lojtarëve që në vitin 2020 kishte pranuar që t’i rishikohej kontrata dhe t’i ulej rroga, në mënyrë që ta ndihmonte klubin për t’u përballur më lehtë me krizën ekonomike, që ishte e lidhur me COVID-19.

Për këtë arsye, përfaqësuesi gjerman është mjaft i dashur në Kataluni dhe kryesia e klubit e vlerëson tej mase atë.

Në muajt e fundit, kampioni spanjoll po punon që t’i përmirësojë kontratat, me ç’rast klubit i duhet t’i shpenzojë 300 milionë euro më shumë.

Për momentin duket se palët janë mjaft afër që ta mbyllin marrëveshjen në fund të këtij muaji.

Ter Stegen ishte njëri prej portierëve më të mirë në botë në dekadën e fundit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer