Prej disa javësh tashmë, “fantazisti’ i sulmit, Jadon Sancho dhe tekniku i tij te Manchester United, Erik ten Hag janë në një “konflikt” të hapur me njëri-tjetër, konflikt që ka çuar deri në lënien jashtë stërvitjes ekipore së 23-vjeçarit të sulmit dhe duket se e ardhmja e “fantazistit” mund të jetë larg “Old Trafford”.
Për këtë gjë janë duke menduar “katalanasit” e Barcelona, me teknikun Xavi që po ndjek me shumë interes situatën mes lojtarit e trajnerit e për këtë arsye mendohet se një ofertë për Sancho mund të vijë, që në merkaton e dimrit.
Për “blaugranat” opsioni i preferuar është ai i huazimit deri në fundin e sezonit aktual, me “fantazistin”, që shihet si një transferim me shumë vlerë për “luftën” në Champions League këtë sezon, sidomos pas largimit të Ansu Fati dret “pulëbardhave” të Brighton.