Stadiumi që pret ndeshjen nuk është terreni tradicional historik i Barcelonës, “Camp Nou”, por shtëpia e katalanasve për këtë sezon “Estadio Olimpic Lluis Companys”.
Dy skuadrat fituan ndeshjet e tyre të fundit, që ishte në Ligën e Kampionëve.
Barcelona mundi skuadrën ukrainase Shakhtar Donetsk 2-1, me po të njëjtin rezultat “mbretërit” mposhtën Bragën.
Interesant është fakti se Barcelona është vetëm një pikë prapa Realit.
Një barazim sot do të mbante diferencën në një pikë, një fitore do ta shtynte Realin në katër para, por një fitore e Barcelonës do t’i shihte ata të kapërcenin rivalët e tyre.
Ndeshja do të fillojë në ora 16:15.