Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pritur me duartrokitje nga përfaqësuesit e transportit publik pasi që i pari i kryeqytetit i njoftoi ata për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh.
Rama në fjalën e tij, edhe njëherë i bëri thirrje Hekuran Muratit që përveç 28 milionë eurove, t’i ‘’zhbllokojë’’ edhe 35 milionë euro të tjera.
‘’Për fat të mirë sot e kemi hap një dritare të re ku të gjithë asamblistët që ishin prezentë u bën bashkë për me votu bartjen e vitit të kaluar, pra prej 28 milionësh, e cila tash u votuar ‘’për’’ kaloi dhe presim nga ministri i Financave në detyrë që ta hap këtë mundësi që t’i bëjmë pagesat të gjithë operatorëve, kjo na jep mundësi që t’i paguajmë të gjithë. Po ashtu lus edhe njëherë publikisht që edhe ato 35 milionë që me muaj të tanë janë të bllokuar t’i zhbllokojë edhe ato në mënyrë që ne të vazhdojmë me shërbimin ndaj qytetarëve të kryeqytetit dhe të mos kem këso probleme asnjëherë kurrë në kryeqytet. Edhe një herë faleminderit për çdo gjë për krejt punën që e keni bë deri tash”, ka thënë ai.