Dimal Basha, deputet i VV-së, ka komentuar një fotografi të Sami Lushtakut, nënkryetar i Komunës së Skenderajt, i cili shihen në një fotografi me shtalba në dorë bashkë me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura.
Basha ka publikuar edhe një fotografi tjetër, duke thënë se dikur “mish” e tash “shtalba”.
Madje, Basha e ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti.
“Dikur nuk e pashin njani-tjetrin prej mishit!
Tash kanë ra n’shtalba!
Edhe një mandat Albini edhe keni m’i pa n’foto veç me fara t’zeza” – ka shkruar ai.