Thursday, June 12, 2025

Bashkëshortja e ish-policit që u arrestua nga Serbia bën thirrje : Mos heshtni, Arbnori ka nevojë për përkrahje

Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Bansjka.

Ajo për Televizionin Dukagjini ka thënë se Arbnori më shumë se kurrë tani ka nevojë për përkrahje, e që deri më tani të gjitha institucionet kanë heshtur.

“Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai.Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time. Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte. Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi”, ka thënë ajo mes tjerash.

Thirrja e plotë e bashkëshortes së ish-policit të Njësisë Speciale, Arjeta Spahiu:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Me dhimbje të thellë dhe me ndjenjën e një padrejtësie të madhe po ju drejtohem publikisht, si bashkëshortja e një ish-pjesëtari të njësisë speciale të Kosovës – një njeriu që i ka shërbyer shtetit me nder, përkushtim dhe sakrificë të madhe. Është e pafalshme dhe e pakuptueshme për mua – dhe për shumë qytetarë që besojnë në drejtësinë e këtij shteti – që asnjëherë nuk keni dalë të flisni publikisht për të, për kontributin e tij, për vuajtjet dhe padrejtësitë që ai po i përjeton sot. Ai ka dhënë gjithçka për këtë vend, dhe në vend të mirënjohjes, ai po përballet me heshtje institucionale. Zonja Presidente, është përgjegjësi morale dhe shtetërore që institucionet e vendit të reagojnë, të mbrojnë dhe të përkujdesen për ata që e kanë mbrojtur këtë shtet kur ishte më së vështiri.

Sot, kur bashkëshorti im ka më shumë nevojë për përkrahje morale dhe institucionale, ai është lënë në harresë. Kjo heshtje po e lëndon familjen time, fëmijët tanë dhe të gjithë ata që besuan se sakrifica për këtë vend do të vlerësohej. Ju lutem, mos lejoni që heshtja të jetë përgjigjja e vetme për ata që dhanë gjithçka për këtë shtet. Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai. E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Me dhimbje të thellë dhe me ndjenjën e një padrejtësie të madhe po ju drejtohem publikisht, si bashkëshortja e një ish-pjesëtari të njësisë speciale të Kosovës – një njeriu që i ka shërbyer shtetit me nder, përkushtim dhe sakrificë të madhe. Është e pafalshme dhe e pakuptueshme për mua – dhe për shumë qytetarë që besojnë në drejtësinë e këtij shteti – që asnjëherë nuk keni dalë të flisni publikisht për të, për kontributin e tij, për vuajtjet dhe padrejtësitë që ai po i përjeton sot.

Ai ka dhënë gjithçka për këtë vend, dhe në vend të mirënjohjes, ai po përballet me heshtje institucionale. Zonja Presidente, është përgjegjësi morale dhe shtetërore që institucionet e vendit të reagojnë, të mbrojnë dhe të përkujdesen për ata që e kanë mbrojtur këtë shtet kur ishte më së vështiri. Sot, kur bashkëshorti im ka më shumë nevojë për përkrahje morale dhe institucionale, ai është lënë në harresë. Kjo heshtje po e lëndon familjen time, fëmijët tanë dhe të gjithë ata që besuan se sakrifica për këtë vend do të vlerësohej. Ju lutem, mos lejoni që heshtja të jetë përgjigjja e vetme për ata që dhanë gjithçka për këtë shtet.

Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai. Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë. Dhe sot, kur ai ka më shumë se kurrë nevojë për përkrahje, është lënë në heshtje. Asnjë institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjetër. Dhe kjo heshtje është një dhimbje tjetër për familjen time. Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte.

Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi. Apeloj edhe te mediat, te shoqëria civile, dhe te të gjithë njerëzit me ndërgjegje: mos heshtni. Sepse heshtja është bashkëfajësi”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer