E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bastisjet në Veri, Policia shkon edhe te restorani i gruas së Radojiçiqit

Policia e Kosovës është duke kryer sot kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Siç raporton REL, Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sipas këtij raportmi, zyrtarët policorë janë larguar prej atij objekti rreth orës 8:15 të së premtes.

Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga droni para dy ditësh, ku shihet Radojiciq bashkë me terroristët tjerë te Manastiri i Banjskës. Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së.)

Këto urdhër kontrolle, Policia ka thënë se janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer