E martë, 24 Shtator, 2024

Bate Borisov-Ballkani, publikohen formacionet zyrtare

Me pak se një orë ka mbetur deri të ndeshja kthyese e play-off-it në Ligën e Konferencës mes Bate Borisov dhe Ballkanit, ndeshje kjo që luhet Városi Stadion të qytetit Mezőkövesdi në Hungari.

Kampioni i Kosovës është 90 minuta larg përsëritjes së historisë, duke siguruar fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani fitoi me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të play-off-it në “Fadil Vokrri”, andaj skuadra nga Suhareka shihet favorit për t’u kualifikuar në fazën grupore.

Kujtojmë se skuadra e Ilir Dajës në këtë rrugëtim ka eliminuar skuadrat si Lincoln Red Imps në raundin e tretë dhe Larnen në raundin e dytë kualifikues.

Ndeshja Bate-Borisov-Ballkani nis në orën 20:00.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer