Baton Haxhiu ka vazhduar të jap detaje në lidhje me Exit Poll-in e realizuar bashkë me televizionin T7.
Haxhiu ka treguar se Partia Demokratike e Kosovës ka befasuar me rezultatin e arritur në Prishtinë, duke e shënuar një ngritje të ndjeshme.
PDK-ja, sipas Haxhiut ka dalur e para në Mitrovicë, Skënderaj, Vushtrri dhe Klinë.
Ai ka theksuar se PDK-ja ka arritur rezultat të mirë edhe në Prizren, mirëpo në këtë komunë Lëvizja Vetëvendosje është e para.
VV-ja, sipas projeksionit të Haxhiut e ka fituar edhe Gjilanin.
E kur ka folur për LDK-në, ai ka thënë se kjo parti ka performuar dobët në shumë komuna, si Vushtrria e Gjilani.