Albano Bogdo këtë sezon të ri televiziv ka ardhur në një rol të ri, këtë herë si moderator. Aktori i humorit pas mbylljes së “Klanifornia-s” ka kaluar në “Vision Plus” me një emision tijin të quajtur “Albano Show”.
Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.
Ky moment ka bërë sot xhiron e rrjetit në mediat sociale duke shkaktuar reagime të shumta.
Moderatoret e njohura Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë reaguar publikisht ndaj këtij momenti. Vajzat dënojnë gjestin e Albanos duke theksuar se përmendja e jetës private dhe përfshirja e famjlarëve nuk është humor.