E hënë, 18 Nëntor, 2024

“Baxhanakja, vellau, motra”, Këta janë të gjithë familjarët e “klikës” se Ramiz Lladrovcit qe u punësuan në QKMF të Drenasit!

Kryetari i listës se Demokratve për Drenasin, Dritan Ajazi, ka shkruajtur një postim të gjatë ku ka dënoncuar keqperdorimet qe janë duke u bërë në qeverisjen e Ramiz Lladrovcit dhe vartesve të tij, transmeton portali rajoni.org.

Ajazi i është drejtuar edhe prokurisë ku i ka bërë thirrje qe të hetoj gjitha shkeljet ligjore qe po ndodhin në këtë komune ndërsa konkursin e fundit në QKMF e ka quajtur konkurs i turpit.

Tutje ai i ka përmendu punësimet familjare të Ramiz Lladrovcit kompani.

“■ Kryetari R.Ll., e punëson një familjar të motrës D.H.
■ Drejtoresha e Administratës L.Th., e punëson vëllaun L.Th.
■ Drejtori i Shërbimeve Publike N.G., e punëson një familjare të tij V.G.
■ Asambleistja B.G., e punëson vëllaun B.G., gruan e vëllaut A.G. dhe vajzën e dajës A.Q.
■ Zyrtarja e Kabinetit të kryetarit Rr.P., e punëson motrën e saj M.P.
■ Ish Asambleisti P.B., e punëson familjarin e tij B.B.
■ Ish Shefi i Kabinetit të kryetarit F.C., e punëson baxhanaken e vëllaut P.K”, ka shkruar nder të tjera ai.

Postimi i plotë:

Konkursi i turpit në QKMF në Drenas

Gjatë kësaj jave u shpallen kinse rezultatet e të pranuarve nga testimi me shkrim dhe intervistimi me gojë për konkursin e shpallur për Doktor, Infermier, Stomatolog, ass/stomatolog, Tek. të Farmacisë, Tek. të Rengenit, Laborant në QKMF “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Një konkurs i pregaditur në detaje, që të ju krijohet mundësia e pranimit të atyre kandidatëve që kanë lidhje familjare me personat që qeverisin sot në Drenas, por që bie ndesh me Ligjin për Zyrtar Publik dhe Udhëzimin Administrativ 07/2017.

Duke filluar nga përpilimi i testeve, duke lënë hapësirë për manipulim të rezultateve edhe gjatë testimeve e deri tek pytejet dhe përgjigjet, ku sipas profesionistëve shëndetësor, në teste kishte pas pyetje, ku të gjitha përgjigjet ishin gabim dhe pyetjet nuk korrespondonin as me nivelin e kërkuar për pranim në ato pozita!

Nga rezultatet e shpalluara nga ky konkurs na prezantohet praktika e njëjtë dhe logjika e vjetër, ku të gjithë të pranuarit kanë lidhje familjare në një formë ose tjetër me pushtetin aktual në Drenas. Një nepotizem i skajshëm, ku të punësuarit sipas rezultateve janë:

■ Kryetari R.Ll., e punëson një familjar të motrës D.H.
■ Drejtoresha e Administratës L.Th., e punëson vëllaun L.Th.
■ Drejtori i Shërbimeve Publike N.G., e punëson një familjare të tij V.G.
■ Asambleistja B.G., e punëson vëllaun B.G., gruan e vëllaut A.G. dhe vajzën e dajës A.Q.
■ Zyrtarja e Kabinetit të kryetarit Rr.P., e punëson motrën e saj M.P.
■ Ish Asambleisti P.B., e punëson familjarin e tij B.B.
■ Ish Shefi i Kabinetit të kryetarit F.C., e punëson baxhanaken e vëllaut P.K.

Ju kërkoj ndjesë personave të punësuar të sipërpërmendur, ata edhe mund ta kenë merituar atë vend pune, mirëpo lidhjet familjare me pushtetin qeverisës, nuk i amniston dot!

Të nderuar qytetarë, pra siq po e shihni të gjitha punësimet që kanë ndodhë gjatë kësaj qeverisje, tash e 7 vite, janë të kësaj natyre. Deri kur do të vazhdoj ky avaz?

Qytetarë të dashur, familjarët tuaj që i keni shkolluar me shumë mund dhe sakrifica, edhe mund të jenë shumë profesionistë, të kenë edhe përvojën e duhur, por nëse nuk keni relacione me qeverisjen grabitqare qe e ka kapluar Drenasit, ata nuk do ti realizojnë ëndrrat dhe qëllimet e tyre jetësore në Drenasin tonë, por do të jenë të detyruar ta braktisin vendin. Deri kur kështu?

Unë, kërkoj nga Prokuroria që të hetohet ky konkurs publik, sepse ka dyshime për manipulim në tërësi të tij dhe njëherit kërkoj nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që ta anuloj konkursin në fjalë, në mënyrë që t’iu jepet mundësia e barabartë të gjithë atyre më meritorëve dhe profesionistëve, e jo vetëm familjarëve që kanë lidhje me pushtetin!

Mos harroni, se qytetari është duke ju përcjellë çdo ditë dhe çdo dëm që jeni duke ja bërë Komunës tonë! Por, së shpejti do të ju vie fundi edhe juve, edhe dëmeve tuaja nga ndëshkimi qytetarë që do ta keni!
D.A.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer