E hënë, 7 Tetor, 2024

Bayern i pamëshirshëm kundër Darmstad

Harry Kane ka realizuar “hat trick” në fitoren e thellë kundër Darmstad, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në kuadër të Bundesligës.

“Bavarezët” kanë shënuar fitore me rezultat 8-0.
Pos anglezit, për skuadrën e trajnerit Thomas Tuchel kanë shënuar edhe Sane dy herë, Musiala dy herë si dhe Muller njëherë.

Në këtë ndeshje pos golave u dhanë edhe tre kartonë të kuq, ku nga Bayern u ndëshkua Kimmich, ndërsa nga Darmstad Gjasula dhe Maglica.

Pas kësaj fitore, bavarezët kanë marrë kryesimin e tabelës me njëzet e tri pikë, kurse Darmstad gjendet në pozitën e katërmbëdhjetë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer