Jo vetëm në Premier League: Manchester United nuk po arrin rezultate të knaqshme as në Champions League.
“Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të garës më prestigjioze evropiane në nivel klubesh.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena” përballë Bayern Munich skuadra e drejtuat nga Erik ten Hag është mposhtur m e rezultat 4-3.
Në një ndeshje që në shumë aspekte dukej e baraspeshuar, kanë qenë finalizimet ato që e kanë bërë dallimin për gjermanët.
Qysh në pjesën e parë bavarezët kanë shënuar dy gola, përmes Sane (28′) dhe Gnabry (32′), duke e mbyllur atë pjesëlojë me epërsi prej dy golash.
Në pjesën e dytë, United ka dhënë shenja ringjallje kur e ka zbutur epërsinë me golin e Hojlund (49′).
Vetëm pas pak minutave gjermanët kanë realizuar edhe njëherë dhe këtë herë përmes anglezit Kane, i cili është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Skuadra angleze e ka bërë edhe një përpjekje për kthim në ndeshje kur Casemiro ka relizuar në minutën e tetëdhjetë e tetë, por gjermanët janë përgjigjur me Tel.
Dhe kur është dukur se më nuk do të ketë gola, në skenë ka dalur edhe një herë Casemiro, duke shënuar edhe një gol, mirëpo tanimë ishte vonë për ta barazuar rezultatin.
Në ndeshjen e tjetër të grupit Galatasaray ani se vendas nuk ka arritur më shumë se sa një barazim me Copenhagen.