Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë aktive në rrjetin social TikTok.
Ajo ndiqet nga mbi 8.5 milionë njerëz në këtë platformë, ku shpesh publikon video nga më të ndryshmet, që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Meant To Be” publikoi një video për fansat e saj, duke dashur të tregojë për fansat dukjen e saj natyrale.
Bebe Rexha përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit elektronike, “One In A Million”, në bashkëpunim me DJ-in David Guetta.
Ajo gjithashtu do të vazhdojë shumë shpejt turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në kontinentin aziatik dhe atë australian. Telegrafi