Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Bair të Mitrovicës, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Për ta parë nga afër dhe për të ndihmuar, kryetari Hamza bashkë me nënkryetarjn Tahiri kanë vizituar vendin e ngjarjes
“Jam i tronditur nga rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Bair. Bashkë me kryetarin Hamza kemi vizituar vendin e ngjarjes e më pas edhe të lënduarit në Emergjencë”, shkruan Tahiri.