E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bëhet e ditur sa do të paguhet Duka pas emërimit zëvendës-president i UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, mori sot pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s.

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s mbajti mbledhje në Limasol të Qipros, aty ku me votë unanime Duka u zgjodh zëvendës-president, shkruan Gazeta Express.

Duka u bë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit evropian.

I pari i FSHF-së do të përfitojë 250 mijë euro në vit si zëvendës-president i UEFA-s.

Shifra totale do të arrijë në një milionë euro deri në fund të mandatit të tij.

Armand Duka do të jetë zëvendës-president i UEFA-s deri në vitin 2027.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer