Tuesday, July 8, 2025

Bëhet lokalizimin i një zjarri me përmasa të mëdha në afërsi te Manastirit të Deviçit në zonën e Skenderajt

Në orët e pasdites të datës 07.07.2025, policia në Skenderaj ka pranuar një informatë për një rast të zjarrit në malet në afërsi të Manastirit të Deviçit- objekt i trashëgimisë kulturore fetare. Njësitë policore menjëherë i janë përgjigjur thirrjes dhe së bashku me njësitë e zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë angazhuar menjëherë për lokalizmin e zjarrit.

Meqenëse zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të madhe të malit, e gjithashtu i ishte afruar objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth, për të menaxhuar situatën nga afër, në vendngjarje kane dalë eprorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jugu dhe të Stacionit Policor Skenderaj.

Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe Njësia Speciale Operative dhe njësi të KFOR-it, të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje. NJSO ka ofruar asistim me topa të ujit, kurse KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarrit.

Falë përkrahjes së ofruar nga NJSO dhe KFOR-i, është evituar rreziku i përfshirjes nga zjarri të objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth. Gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme njësit e Zjarrfikësve, njësitë policore dhe KFOR-i janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit në zonën e lartcekur.

Në lidhje me rastin, Njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Skenderaj kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes ku sipas personit përgjegjëses se Manastirit të Deviçit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga telat e rrymës për shkak të erërave të forta që kanë qenë në këtë zone ditën e djeshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer