Sunday, March 23, 2025

Behrami: Në pritje të vendimit për Thaçin, babai Haxhiu u mbajt në morg një natë

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se në rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, komuna e Skenderajt ka marrë vendim që varrimi të bëhet me ceremoni shtetërore.

Behrami tha se familja Thaçi ka pasur shpresë që ndoshta ish-presidenti Thaçi mund të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

“Po, familja Thaçi ka pasur shpresë që ndoshta presidenti Thaçi mund të lejohet, për shkak edhe të gjendjes së tij dhe se u bë një presion i madh publik edhe ka pasur shpresa që ndoshta mund të lejohet ardhja e presidentit Thaçi”.

“Dhe për të krijuar kohë, Haxhi Thaçi është mbajtur në morg dhe të nesërmen është varrosur me ceremoni shtetërore. Gjithçka ka shkuar shpejt, koha i është dashur komunës për organizimin e një ngjarjeje të dinjitetshme”, tha Behrami në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se nuk është në dijeni për mënyrën se si i ishte komunikuar lajmi ish-presidentit Thaçi për humbjen e të atit, por tha se solidarizimi i qytetarëve me familjen ishte i jashtëzakonshëm.

“Solidariteti nga qytetarët e Kosovës është parë, empatia e tyre ka qenë shumë e madhe, solidarizimi i tyre me bashkëndje me familjen ka qenë i jashtëzakonshëm. Kanë ardhur mbi 60 mijë qytetarë në të pame, ka pasur shumë interes edhe prej shteteve të tjera”.

“Ka pasur telegrame ngushëllimi nga kryeministri, presidentja, ndërsa për vizitë ishte kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer