Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë sot homazhe në nderim të dëshmorit Muhamet Musliu, i cili ra 27 vite më parë për lirinë e vendit, shkruan rajoni.org.
Ai u shpreh se dëshmorët janë frymëzim dhe guxim për të mbrojtur vlerat dhe lirinë e një kombi, duke theksuar se ata mbeten simbol i sakrificës dhe përkushtimit ndaj një ideali të lartë.
Postimi:
Sot bëmë homazhe për dëshmorin Muhamet Musliu i cili ra 27 vite më parë për të mos vdekur kurr.
Deshmorët janë frymëzimi dhe guximi për të mbrojtur vlerat dhe lirinë e një Kombi.
Ata janë simbol i sakrifices dhe përkushtimit ndaj një idealizmi te larte.
Kujtimi i tyre na inkurajon të jemi te perkushtuar per Page, Drejtesi dhe Liri.
Lavdi e perjetshme!