E enjte, 24 Tetor, 2024

Bekim Jashari me familjen bënë homazhe në Prekaz me rastin e 26 vjetorit të sulmit të dytë ndaj familjes Jashari

Sot është shënuar 26 vjetori i sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Në kuadër të këtij përvjetori Bekim Jashari së bashku me familje kanë bërë homazhe tek varrezat në Prekaz.

Postimi i plotë i Jasharit:

Në 26 vjetorin e sulmit të dytë mbi familjen, bashkë me gruan dhe fëmijët vizituam varret e të rënëve dhe vendosem lule te varri i Selvetes, e cila ishte plagosur gjatë rezistencës që bëri baba Shaban bashkë me Hamëzen, vajzat dhe djemtë e familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar.

Nga ky sulm tinëzar ishin plagosur duke ndihmuar babushin Hamëzen, Selvetja dhe Iliriana.

Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi.

Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur betejën e radhës, atë të rënies heroike me 5,6 dhe 7 mars 1998.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer