Bekim Jashari bashkë me ish-gjeneralin Syeljman Selimi dhe me shokë të tjerë kanë bërë homazhe te shtatoret dhe varret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit, në 25-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Jashari tha se Fehmi Lladrovcin e ka njohur në Gjermani, të cilin e përshkroi si njeri të pendës dhe të pushkës.
“Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, ai ishte një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit”, shkroi ai.
Jashari po ashtu tha se veprat e Lladrovcit për çlirimin e Kosovës nuk do të vdesin kurrë.
“Ai ishte njeri prej veprimtarëve më të dalluar të lëvizjes për çlirim dhe me përvojën e tij ushtarake nga lufta në Kroaci, kthehet në Kosovë duke formuar brigadën 114, ku pas luftës heroike që bëri bashkë me Xhevën e bashkëluftëtarët tjerë, ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë”, shpreh Jashari.