E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Bekim Jashari për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”: Obligim ndaj të gjithëve që vijnë në Prekaz

Përfaqësues i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka folur gjatë prezantimit të masterplanit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, ku tha se është hap i shumëpritur për të parandaluar dëmtimin edhe më të madh të kullave.

Jashari tha se gjithçka që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998, sipas tij, është dëshmi e krimeve që ndodhën në Kosovë, nga regjimi serb mbi popullsinë civile, por edhe dëshmi, siç tha ai, e vendosmërisë, luftës, sakrificës dhe heroizmit që ndodhi anekënd vendit.

“Jo vetëm Kompleksi Memorial “Adem Jashari” por edhe të gjitha të tjera memoriale të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, janë dëshmi e historisë sonë të lavdishme, sakrificës civile dhe heroizmit të burrave, grave, djemve e vajzave që edhe në moshë të re u vunë shërbim të vendit duke mos i kursyer as jetët e tyre”.

“Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” është obligim ndaj mijëra vizitorëve nga trojet shqiptare që e vizitojnë Prekazin dhe kthehen të mbushur me krenari por nuk e fshehin as dëshirën e madhe që të shohin një kompleks të konservuar, një muze funksional dhe modern dhe me hapësira më të mëdha për të kaluar kohë me familjet e tyre”, tha Jashari.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer