Pasardhësi i familjes heroike, Bekim Jashari i shoqëruar nga disa shokë kanë vizituar sot Hysni Gucatin për t’i uruar rikthimin pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Jashari ka treguar se në emrin e familjes së tij i ka dëshiruar mirëseardhje në vendlindje ish-ushtarit të UÇK-së, pas këtij gjykimi dhe dënimi të cilin e quajti të padrejtë.
“Hysniu është shembull i ushtarit që sakrifikoi pa kursyer asgjë për çlirimin e vendit. Uroj që sa më shpejtë të lirohen të gjithë që po mbahen në Hagë dhe raste të tilla të gjykimit e dënimit të mos përsëriten dhe ne si shoqëri të arrijmë që bashkërisht të mbrojmë vlerat tona dhe t’i promovojmë ato çdo ditë.
UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, në mbrojtje të popullit dhe atdheut tonë. Luftën e bërë para 25 viteve duhet ta mbrojmë edhe sot siç është dashur ta mbrojmë edhe më herët bashkërisht pa dallime”, ka shkruar ai.