E hënë, 7 Tetor, 2024

Bellingham nuk e lejon fitoren e Barcelonës

Jude Bellingham nuk e ka lejuar Barcelonën që t`i gëzohet fitores nga Real Madrid.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e tetë kur fillimisht anglezi me një gjuajte të fortë prej jashtë zone e ka mposhtur portierin Marc-Andre ter Stegen për ta barazuar rezultatin e në kohën shtesë e ka shënuar edhe një gol tjetër për t’ia siguruar fitoren skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Në “Estadio Olimpico Lluis Companys” ndeshja është mbyllur me rezultat 1-2.
Katalanasit kanë shënuar qysh në gjashtë me Gundogan pas një gabimi nga mbrojtja madrilene.

Pas kvsaj fitore, Real Madrid gjendet në vendin e dytë në La Liga, një pikë më shumë se sa Barcelona. Në pozitën e parë është befasia e edicionit, Girona.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer