E enjte, 7 Nëntor, 2024

Bellingham pas suspendimit: Nuk e ofendova referin, e respektoj vendimin

Jude Bellingham u suspendua dje me dy ndeshje pas ofendimeve që ia bëri referit me të përfunduar ndeshja mes Valencias dhe Real Madridit pasi atij paraprakisht nuk iu pranua goli i shënuar sepse gjyqtari e ndërpreu lojën pas harkimit të Brahim Diazit.

Mirëpo, ylli anglez i hedh poshtë akuzat që i janë mveshur duke insistuar se nuk e ka ofenduar referin në ndeshjen derbi të La Ligas, shkruan “Gazeta Express”.

“Suspendimi? Nuk mendoj se kam thënë diçka ofenduese, nuk kam thënë diçka ndryshe nga kanë thënë bashkëlojtarët e mi”, deklaroi ylli i ri i Real Madridit.

“Nëse më duhet të mungoj në këto ndeshje, e pranoj këtë dhe do ta mbështes ekipin nga tribunat”, përfundoi ish-futbollisti i Borussia Dortmundit.

Bellingham e fyeu referin pasi mbeti i habitur se si e kreu lojën një apo dy sekonda para se ai ta shënonte atë që do të ishte gol i fitores për madrilenët.

Natyrisht, kritika për këtë vendim mori edhe gjyqtari i ndeshjes pasi shumëkush mendon se ai është dashur ta linte përfundimin e këtij aksioni, pa marrë parasysh se si do të përfundonte ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer