Benny Blanco thotë se “qëllimi i tij i ardhshëm” në jetë është të krijojë një familje me Selena Gomez.
I ftuar në “The Howard Stern Show” të martën, producenti muzikor zbuloi se është gati ta çojë në një nivel tjetër romancën e tij me këngëtaren.
Blanco pranoi se ai mendon të ketë fëmijë me 31 vjeçaren çdo ditë. “Do të kesh fëmijë me Selenën? A i ke thënë se dëshiron të kesh fëmijë?” -ishte pyetja, për të cilën Blanco, 36 vjeç, u përgjigj: “Është gjithmonë një temë bisede për mua çdo ditë. Ky është qëllimi im i radhës. Unë kam shumë nipa. Më pëlqen të jem pranë fëmijëve.”
Por kur u pyet nëse ai po mendonte të bënte pyetjen shumë të rëndësishme të propozimit për martesë, Blanco mbeti gojëhapur.
“Unë marr gjithçka si të më vijë. Ajo që mund të them me siguri është se kur e shikoj atë, thjesht them: “Unë nuk di një botë më të mirë se kjo.” Kjo është ajo që i them gjithmonë asaj.”
Diku tjetër, producenti i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Levine, foli për ditët e para të romancës së çiftit.
“Kur dolëm në takimin tonë të parë, as që e dija se ishte një takim,” tha ai. “Më kujtohet se isha ulur atje dhe ajo tha: “Epo, do të kisha veshur diçka ndryshe për këtë ‘date’”, dhe unë thashë: “Çfarë? Jemi në një ‘date’?” Ajo është më e bukura, më e ëmblai. Ajo është me të vërtetë shoqja ime më e mirë … ne qeshim gjatë gjithë ditës së bashku.”
Këngëtarja konfirmoi në dhjetor 2023 se ishte në lidhje me Blanco për gjashtë muaj. Në atë kohë, ajo e quajti atë gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë dhe deklaroi se ai e trajton atë “më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.