E martë, 5 Nëntor, 2024

Benzema shpjegon problemin e Mbappesë te Reali: Ta harrojë krahun e majtë…

Në një fragment nga intervista e francezit Karim Benzema për ‘El Chiringuito de Jugones’, golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Realit të Madridit i përgjigjet pyetjes se çfarë nuk shkon me Mbappénë. Sulmuesi i Al Ittihad beson se bashkëkombasi i tij duhet të harrojë krahun e majtën dhe të tregojë se çfarë vlen duke veshur numrin 9 të qendërsulmuesit.

Problemi i Mbappesë: “Problemi për mua është se Mbappé nuk është qendërsulmues. Sa herë që luan me Francën si numër 9, nuk është mirë, nuk është pozicioni i tij. Problemi është se në të majtë është një lojtar tjetër që është i njëjti nivel dhe nuk mund ta vendosësh. Është Vinicius në të majtë, Mbappe duhet ta tregojë vetëm në të djathtë apo si qendërsulmues. Le të shohim si do ta zgjidhë Ancelotti këtë problem.

Disa këshilla: “Mbappé nuk është numër 9. Te Reali i Madridit ka shumë presion, nuk është PSG. Ndonjë këshillë? Ai nuk duhet të heqë dorë.

Çfarë duhet të bëjë Carletto? “Unë nuk mendoj se Ancelotti do të lëvizë Vinicius, ai është më i miri në botë për momentin në atë pozicion. Mbappé duhet ta harrojë krahun e majtë.

Presioni për Mbappenë: “Situata ime vitin e parë te Reali dhe e Kylianit është ndryshe. Unë isha 21 vjeç dhe ai është 25, nuk është njësoj. Ai e di që ka shumë presion te Reali i Madridit. I kërkohet të shënojë në çdo ndeshje, duhet të mësohet me këtë.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer